Iu rrëzua amendamenti/ “Sot armiqtë tanë e të Kosovës fërkojnë duart”, Basha: Neveri! PD s’do të reshtë të…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas vendimit të Kuvendit që rrëzoi amendamentin e tij për çështjen e sigurisë.

Detyra e secilit prej nesh është që të bëhemi gati. Pasi e keqja, në planin e brendshëm, në kuptimin ekonomik, dhe pasi debati për to dhe përcaktimi rrugës për t’i zgjidhur këto probleme ka kohë, minimumi i një shoqërie të përgjegjshme.

Akti i sotëm është dëshpërues. Votimi sot do të shtronte rrugën për amendamentin tjetër që ka kohë që pret. Ndjej neveri për papërgjegjshmërinë sot për hedhjen poshtë të këtij amendamenti. S’do të rreshtim si PD që asetet e Shqipërisë, janë të shqiptarëve. Pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Amendamenti dytë ka lidhje me zyrtarët e korruptuar. Ata përbëjnë një shënjestër të butë për faktorë të tretë për të depërtuar me politikat e tyre. Rreziku më i madh për vendet është sabotimi nga brenda për sigurinë. Korrupsioni është jo thjesht një kancer për vendin e ekonominë, por është një rrezik permanent për sigurinë kombëtare. Në strategjinë kombëtare të sigurisë duhet të shtrohet lufta ndaj korrupsionit si zotim. Këtë kemi kërkuar me amendamentin tonë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish-zëvendëskryeministri e të akuzojë kryeministrin për aferën e inceneratorëve dhe të mos ndodhë asgjë.”, tha ai.

Artikulli paraprak“Teatër që i shërben vetëm Ramës”, Basha për strategjinë e Sigurisë Kombëtare: E pafalshme që një vend I NATO të zvarritet me dokumente burokratikë
Artikulli tjetër“Interesa personale”/ Basha ironizon Berishën: Në vend të mbushë bulevardet, më zor mbushin rrugicat