Ivi Kaso: Do të zbardhim krimin elektoral!

Sekretari i PD për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat foli për hapat që Partia Demokratike pritet të ndërmarrë përsa i përket rregullsive të shumta të raportuara si gjatë fushatës zgjedhore ashtu edhe gjatë procesit të numërimit.

Kaso tha se, në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë rinumërim të votave në qarqe ku parregullsitë kanë qenë të shumta, pasi PD ka përgatitur raporte të hollësishme, të cilat i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.

Ai gjithashtu shtoi se PD ka si detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar që të zbardhë metodat e përdorura për manipulimin e rezultatit në qarqe të caktuara dhe se deri më tani ishin depozituar mbi 140 denoncime për shkelje të procesit elektoral në prokuroritë e përgjithshme, dhe 40 padi në SPAK.

“Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbaanit dhe e Shijakut. Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumaërimin e një numri të caktuar votash.

Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar”.

I pyetur në lidhje me pritshmëritë e PD, ai u shpreh se, PD së pari ka detyrimin të hedhi dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor.

“PD së pari ka detyrimin të hedhi dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor, ajo farë presim është vënia në dispozicion e provave për manipulimin e një procesi zgjedhor, dhe ajo cfarë ka ndodhur nuk duhet të pranohet dhe përsëritet jo vetëm në Shqipëri por askund”, tha Kaso.

Nëse memoria nuk më tradhëton kemi depozituar mbi 140 kallëzime në prokurori të zakonshme dhe 40 prej tyre në SPAK. Sigurisht në varësi të zbulimeve do të kërkohet përfundimisht rikuperimi i ligjshmërisë së procesit nëpërmjet mekanizmave përkatës”, është shprehur Kaso.

Ivi Kaso gjithashtu është pyetur në lidhje me numrin e mandateve që PD ka humbur në qarqe ku votat janë shpallur të pavlefshme ose ku ka pasur shkelje gjatë procesit të numërimit.

Ai ka thënë se nuk i takon atij të bëjë llogaritë për numrin e saktë të mandateve të humbura, por që është e sigurtë se në nurmin e madh të votave të pavlefshme, lëvizin disa mandate të cilat mund të jenë të opozitës.

“Nuk kam për të dhënë një numër të mandateve të PD, të cilat janë mohuar, sepse kjo çështje është diskutuar edhe nga të tjerë por mund të them se lëvizin disa mandate në numrin e lartë të votaveve të pavlefshme, mandate që janë të opozitës”, përfundoi Kaso.

Exit mobile version