Nga Izmira ULQINAKU
Ndërsa shqiptarët janë në spitalin e traumës nga goditjet fizike të policisë së Shtetit, të cilët u munduan të mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre, i çmenduri bën deklarata “alla eneveriste”: Shkodra në vend të hudhrës!
Shkodra i ngel në fyt sa herë e shqipton sepse ashtu siç rrëzoi regjimin komunist, ashtu do rrëzojë shumë shpejt edhe Rilindjen!
Sot Kryekrimineli dha urdhër të mos kurseheshin as nënat, gratë, vajzat, fëmijët e as të moshuarit, të goditeshin e të arrestohen por kurrsesi të mos lihen pa prishur banesat.
Si i shkaterrohet mundi e djersa e viteve me radhë, familjeve shqiptare?!
Ku strehohohen këto familje?!
Pse nuk u dëmshpërblyen financiarisht nga shteti?!
Po trauma që pësuan sot fëmijët e të gjithë banorët si shërohet?!
Po përgjegjësia për dëmtimet fizike të dhjetra banorëve?
Rilindja ka ardhë në pushtet me votat e bandave, me vota të blera dhe me vota të diktuara nën presionin e kriminelëve, prandaj nuk është përgjegjëse për jetën e qytetarëve.
Edi Rama është armik i shqiptarëve dhe urren banorët e këtij vendi. Për sa kohë është Kryeministër, ai do të bëjë çmos për t’i dëbuar me hir apo pahir drejt shteteve të tjera.
Duhet ta ndalojmë e ta largojmë!
Rama ik!