Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, e gjen kurajën për të hetuar njeriun më të pushtetshëm të këtyre 30 viteve në Shqipëri, ish-kryeministrin Sali Berisha, te mbështetja ndërkombëtare.
Iljazaj tha se SPAK është një institucion relativisht i ri që kërkon mbështetje.
Ai tha gjithashtu se SPAK është një tentativë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri dhe delegjitimimi i tij i intereson vetëm klasës politike 30 vjeçare shqiptare.
“Ne nuk është se kemi qenë Zvicra dhe tani me SPAK jemi bërë më keq. SPAK është një institucion i ri që kërkon mbështetje dhe delegjitimimi i tij i intereson klasës politike 30-vjeçare.
Altin Dumani këtu ka qenë edhe Arben Kraja. Sot nuk është Altin Dumani prokuror i thjeshtë. Sot është Altin Dumani kryetar i SPAK me mbështetje ndërkombëtare.
Nëse ne nuk kuptojmë këtë dhe nuk kuptojmë nga i lind kuraja një prokurori të thjeshtë të hetojë njeriun ndoshta më të pushtetshëm në Shqipëri në këto 30 vite. Unë nuk besoj që SPAK është i kulluar dhe perfekt, por është një tentativë për ndryshim”, tha Iljazaj.