Izolimi nga bora/ Reagon deputetja e PD: Korça e lënë në mëshirën e dimrit të egër!

Deputetia e Partisë Demokratike, Valentina Duka me anë të një statusi në rrjetin e saj social ka reaguar ndaj gjendjes problematike të krijuar nga bora.
“Korça e lënë në mëshirën e dimrit të egër”, shkruan Duka.
Sipas deputetes Demokrate gjendja problematike e krijuar në qarkun e Korçës këto ditë dimri është një tregues i qartë i dështimit të bashkisë dhe qeverisë qendrore në përmbushjen e detyrimeve elementare ndaj qytetarëve”
Postimi i plotë:
Korca e lene ne meshiren e dimrit te eger!
Gjendja problematike e krijuar ne qarkun e Korçes keto dite dimri eshte nje tregues i qarte i deshtimit te bashkise dhe qeverise qendrore ne permbushjen e detyrimeve elementare ndaj qytetareve. Qyeteti i Korces, paraqitet pothuajse i bllokuar nga rreshjet e debores.
Bulevardet kryesore jane te papastruara nga bora dhe teper te veshtira per kalimin e automjeteve. Sidomos kalimi i automjeteve e qytetareve ne rrugicat e qytetit ose rruget dytesore te tij, eshte nje stermumdim i madh.
Neper shkollat e qytetit mesimi u zhvillua me orar te reduktuar dhe u vu re nje mungese e theksuar e nxenesve (3-5 nxenes neper klasa) pasi prinderit kane preferuar qe femijet te qendrojne ne shtepi per shkak te mungeses se ngrohjes ne shkolla.
Ne shumicen e fshatrave te Bashkise se Korçes nuk u zhvillua fare mesim per shkak te rrugeve te bllokuara dhe mungeses te ngrohjes neper klasa.
Problem i mprehte eshte dhe numri i madh i pacienteve me fraktura ne urgjencen e Spitalit Korce per shkak te ngricave dhe debores ne rruget e papastruara te qytetit. Ne u bejme thirrje qeveritareve vendore dhe qendrore qe te braktisin propaganden bajate neper media dhe t’i pervishen punes per t’ua lehtesuar vuajtjet qytetareve ne keto dite te veshtira.

Exit mobile version