Izraeli vret ‘kryeministrin e ri të Hamasit’ në një sulm ajror disa ditë pasi ai mori detyrën

Ismail Barhoum, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, u vra në sulmin që goditi ndërtesën kirurgjikale të spitalit Nasser në Gazën Jugore, në qytetin Khan Younis, të dielën mbrëma.

 

Barhoum, i cili kishte marrë detyrën vetëm disa ditë më parë, po trajtohej në spital në momentin e shpërthimit, tha Hamasi në një deklaratë.

Sulmi në spital vrau dy persona, përfshirë një djalë 16-vjeçar, i cili i ishte nënshtruar një operacioni dy ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë e territorit të Hamasit. Të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi, i cili shkaktoi edhe një zjarr të madh në objekt.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin në spital, duke thënë se goditi një militant të Hamasit që vepronte atje.

Më shumë se 50,000 palestinezë janë vrarë tani në luftë, tha më herët të dielën Ministria e Shëndetësisë.

Artikulli paraprak“11 Maji dita e llogaridhënies”, Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik është votë pro SPAK
Artikulli tjetërShkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, rritet Tirana! Ja Çfarë ndodh me qytetet e tjera