Ja akset rrugore të bllokuara nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave

Bazuar në informacionet e mbërritura në Qendrën e Bashkuar Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm, situata e përmbytjeve dhe rrëshkitjeve të tokës në vend është si më poshtë:
Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masivit shkëmbor.
Në fshatin Tërbuq, Njësia Administrative Odrie, bashkia Gjirokastër, rreth 100m mbi banesat e fshatit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash. Me kërkesë të Prefektit të Gjirokastrës kërkohen specialistë nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës. QKOEC menjëherë ka dërguar shkresë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ditën e sotme pritet që specialistët të shkojnë në vendngjarje për të bërë studimin e zonës.

Qarku Dibër
Akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme pa probleme.
Aksi rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, është i dëmtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 m. Firma kontraktore ka ndërhyrë duke e kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.
Për shkak të kësaj rrëshqitje është dëmtuar banesa e shtetasit Bexhet Murrja.
Aksi rrugor nacional Trebisht-Doganë, është i bllokuar në një segment për shkak të rrëshqitjes së skarpateve të rrugës.Firma kontraktore po ndërhynë duke e kthyer këtë segment rrugor të kalueshëm.
Bashkia Bulqizë: Aksi rrugor rural Zogjaj-Bllace është i kalueshëm, pasi kanë ndërhyrë forcat e bashkisë duke e kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.
Aksi rrugor rural që lidhen fshatrat Ternovë e Madhe dhe Ternovë e Vogël, me Njësinë Administrative Fushë Bulqizë është i bllokuar nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave.
Në fshatin Vlashaj, Njësia Administrative Shupenzë, është dëmtuar banesa e shtetasit Femi Dani nga rrëshqitja e tokës.

Në fshatin Gjurras, Njësia Administrative Shupenzë, është dëmtuar banesa e shtetasit Qamil Teta nga rrëshqitja e tokës.
Bashkia Klos: aksi rrugor rural Xibër-Tiranë është i pa kalueshëm.
Bashkia Mat: është dëmtuar një banesë në fshatin Prell, Njësia Administrative Rukaj, për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Në 2 lagje të qytetit të Peshkopisë dhe Njësia Administrative Zall Dardhë, ka pasur mungesë me furnizimin me energji elektrike.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Qarku Durrës
Bashkia Krujë. Në fshatint Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë. Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe ka pësuar rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.

Qarku Kukës
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave. Firmat Kontraktore janë në gadishmëri për ndërhyrje në problematikat e shfaqura.
Akset rrugore rurale janë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpatave. Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme, bashkia Kukës dhe 2 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.
Qarku Gjirokastër.
Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masivit shkëmbor.
Në fshatin Tërbuq, Njësia Administrative Odrie, bashkia Gjirokastër, rreth 100m mbi banesat e fshatit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash. Me kërkesë të Prefektit të Gjirokastrës kërkohen specialistë nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës. QKOEC menjëherë ka dërguar shkresë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ditën e sotme pritet që specialistët të shkojnë në vendngjarje për të bërë studimin e zonës.

Qarku Korçë
Në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit.
Në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht.
Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.
Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës.

kkkkkk

Exit mobile version