Damir Skomina do të arbitrojë të mërkurën, më 14 mars, në “Camp Nou”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, Barcelona-Chelsea. Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në barazimin 1-1, ndaj kualifikimi për më tej mbetet i hapur. Arbitri slloven, me stemën e FIFA-s që nga viti 2003, ka drejtuar më shumë se 50 lojëra në Champions, duke përfshirë edhe Barcelona-Juventus (3-0), shtatorin e kaluar, në fazën e grupeve apo më parë Chelsea-Roma (3-3 ), në të njëjtin raund. I zgjedhur nga FIFA që të jetë një nga dhjetë gjyqtarët europianë në Kupën e Botës së verës së këtij viti në Rusi, Skomina gjykoi finalen e fundit të “Europa League”, Ajax-Manchester United (0-2). Gjithashtu, ai përkoi me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kur katalanasit luajtën në fushën e Borussia Mönchengladbach (1-2). UEFA, gjithashtu, konfirmoi të hënën emërimin e anglezit Michael Oliver për ndeshjen e kthimit të së mërkurës, Beshiktash-Bayern Munich (ora 18.00), që do të luhet në fushën e skuadrës turke, e cili u shkërmoq 5-0 në sfidën e parë.
Kryesore
Continue to the categoryDurrësi dhe drejtësia: një reflektim mbi atë që humbet dhe atë...
Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe...