Ja çfarë ndodhi me asistentin ndaj Murinjos, Sarri kërkon falje për incidentin

Maurizio Sarri ka zbuluar se u mor personalisht me asistentin Marco Ianni pas shpërthimit të këtij të fundit gjatë golit të barazimit të Chelsea-t në ndeshjen dramatike ndaj Manchester United.428671 TS 20 10 18 4317901333
Pas ndeshjes, edhe Jose Mourinho është shprehur se nuk ka hatërmbetje mes dy kampeve.
“Sinqerisht, nuk e pashë atë që ndodhi, por më pas fola me Jose, patjetër që edhe me pjesëtarin e stafit tim sepse mendoj se e kishte gabim, kështu që jam marrë me këtë çështje menjëherë,” shprehet Sarri me Sky Sports.
“Biseda me asistentin tim është private. Por të jeni të sigurt që i kam folur shumë rëndë. Nuk jam edhe aq i lumtur, siç e thashë edhe më parë, pasi fola me Jose kuptova që e kishim ne gabimin.
Për sa i përket ndeshjes, luajtëm lojën tonë për 60 minuta. Pastaj pas 1-1 nuk luajtëm ashtu siç duhet të luajmë, por vetëm me topa të gjatë, por nuk jemi të organizuar mjaftueshëm për atë lojë. Unitet në atë aspekt është më i mirë se ne.
“Jam i kënaqur për barazimin në fund, do t’i shërbejë lojtarëve për vetëbesimin, por më duhet ta studioj atë pjesë të dytë.”

Ja çfarë ndodhi me Murinjon, Sarri
Jose Mourinho ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati 2-2 i ndeshjes së Manchester United ndaj ish-ekipit të tij Chelsea në Stamford Bridge. Pas golit të barazimit të Bluve në fund të takimit, ai pati edhe një incident me një prej asistentëve të Sarri-t.
Pas ndeshjes, Mourinho shpreh keqardhjen për rezultatin, por i thur elozhe ekipit.
“Mendoj se në pjesën e dytë ishim shumë mirë. kontrolluam ndeshjen dhe nuk lejuam lojtarët e tyre kyçë të futeshin në lojë. Nuk e kisha parë ndonjëherë Jorginho-n të luante aq pak, dhe kjo është merita jonë.
“Shpresoj që çdo arbitër të bëjë të njëjtën gjë si Mike Dean dhe të japë gjashtë minuta shtesë. Nuk e kuptoj se dha aq shumë…
“Ekipi luajti shumë mirë, individualisht e rritëm nivelin, sidomos lojtarët e sulmit. Jam shumë i kënaqur me individët, me ekipin dhe me punën që kemi bërë ditët e fundit, përveçse me rezultatin, i cili është një rezultat i tmerrshëm për ne.
“Për sa i përket situatës me asistentin e Sarri-t, ishte vetë Sarri ai që erdhi i pari për të më thënë se do ta zgjidhte situatën në privatësi. Më pas, asistenti i tij erdhi tek unë dhe më kërkoi falje.
“Unë i thashë menjëherë se nëse me të vërtetë e mendonte ashtu dhe donte të kërkonte falje, atëherë ishte i falur. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time, kështu që patjetër që do ta pranoja faljen e tij.”

Artikulli paraprakMziu i përgjigjet Kryeministrit: Kamza kantier ndërtimi, ja pse Rama shpif, shpif, shpif për rrugët
Artikulli tjetërReali rekord negativ, Perez nxjerr celularin dhe çmend rrjetet sociale