Ish-kryeministrja konservatore e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher, në një fjalim historik foli mbi rëndësinë e teknologjisë, fjalim i mbajtur në vitin 1984.
“E vërteta është se çdo teknologji e re, çdo ndryshim ka avantazhe dhe disavantazhe.”
“Ne duhet të mësojmë të përdorim idetë progresive pa sakrifikuar konventat, zakonet dhe vlerat njerëzore, tipare që formojnë një shoqëri të sjellshme dhe bujare.”
“Sekreti është përzierja e duhur midis të vjetrës dhe të resë.”
“Sot ka shumë shërbime shtetërore të mirëqenies që merren me probleme për të cilat nuk është gjetur përgjigje adekuate. Por asnjëherë kërkimi për të zëvendësuar ose për të marrë përsipër atë që mund të bëhet vetëm nga familjet, miqtë dhe ndihma vullnetare, nuk mjafton, sepse nuk mund të ketë asnjë zëvendësim për fqinjin e mirë”.
16 maj 1984. Pjesë nga fjalimi i Margaret Thatcher në Shoqatën Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC).