Konsumimi i vaktit të darkës në orët e vona të natës mund të ndikojë në shtimin e peshës dhe rritjen e sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism të Shoqatës Endokrine. Sipas studimit amerikan, mbi 2.1 miliardë persona vlerësohet të jenë mbipeshë ose obezë në mbarë botën, të cilët janë më të ekspozuar për t’u prekur nga diabeti dhe rritja e presionit të gjakut.
Studiuesit kryen një studim me 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të përcaktuar se si ndikonte konsumimi i darkës në metabolizmin e tyre pas orës 22:00 në krahasim me ata që e konsumonin në orën 18:00. Të gjithë vullnetarët shkuan në shtrat në orën 23:00. Kështu studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin kur ata e kishin ngrënë ushqimin në orët e vona të mbrëmjes, edhe kur konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.
“Mesatarisht, niveli maksimal i glukozës pas vaktit të mbrëmjes ishte pothuajse 18% më i lartë dhe sasia e yndyrës së djegur gjatë natës u reduktua me 10% në krahasim me ngrënien e një vakti të fundit të ditës në mbrëmje.
Ky nuk është studimi i parë që tregon pasojat e të ngrënit natën vonë. Por megjithatë studimet do të vazhdojnë për të parë nëse konsumimi i darkës gjatë orëve të vona të mbrëmjes ka pasoja për shëndetin tonë.