Ja fjalët e para të Sir Alex pasi ka dalë nga koma

Sir Alex Ferguson nuk zhgënjen asnjëherë edhe në momente të tilla kritike për jetën. Pak ditë pas operacionit në tru, për shkak të një hemoragjie celebrale, trajneri 72-vjeçar ka treguar sërish pasionin e tij për futbollit. Fjalët e para që ka thënë pasi ka dalë nga koma kanë qenë: “Si doli skuadra e Doncaster? (ekipi që drejtohet nga djali i tij Darren)”.
Më tej, trajneri skocez i ka kërkuar stafit mjekësor nëse do të ishte e mundur të rikthehej në stadium për të parë finale e Champions League. “E di që për finale e Kupës së Anglisë nuk kam asnjë shans për të qenë në stadium, por a mund të udhëtoj në Kiev?”, ka qenë kërkesa e Ferguson. Këto janë sinjale inkurajuese për mjekët dhe familjarët e “sir Alex, që duket se ka kaluar problemet shëndetësore.
Por duket e vështirë që më 26 maj Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United të jetë në Kiev për të parë finalen mes Liverpool dhe Real Madrid, tri javë pas operacionit në tru, duke qenë se është një rrugë e gjatë.

Artikulli paraprakNeymar po negocion me Real Madridin, fut “shkes” edhe Ronaldon
Artikulli tjetërSkandali me postën sekrete të Prokurorisë, u grabitën hetimet për financierin e Habilajve të Tahirit?