Ja kush ishte objektiv i atentatit afër stadiumit “Elbasan Arena”

Burime jo zyrtare bënë të ditur për OraNews se, objektiv i i atentatit të ndodhur sot në mesditë në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena” ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.
Nga informacionet e para mësohet se, nga dy makina është qëlluar drejt një makine në lëvizje ku ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Exit mobile version