Ja pse marrja e vitaminës C është e rëndësishme në këtë periudhë, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat.

Vitamina C, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Nga mbrojtja e shëndetit të zemrës deri te ngadalësimi i procesit të plakjes, 8 arsye përse duhet të konsumoni brokolin

Doza që ju nevojitet

Meshkujt: 90 miligramë në ditë. Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji). Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë. Duhanpirësit: 35 miligramë.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Një gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C. 1 kivi ofron 64 mg vitaminë C. Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Exit mobile version