Mbyllja e basteve sportive po bëhet nga Rama për të pasuruar veten dhe familjen e tij. Shefja e Departamentit Juridik në PD Leaba Pelinku shkruan se, Rama thjesht ndryshoi klientin e tij në këtë megabiznes.
“Sa ngut i madh! U zgjua nje ditë të bukur dhe i tha “Stop” basteve e kazinove!
“Sa mirë!” do të thoshin viktimat e kësaj sëmundjeje të keqe.
Në fakt, Rama nuk i ka lënë pa zgjidhje ata që e kanë këtë ves. Ai thjesht ndryshoi klientin e tij në këtë megabiznes. Ata që janë dhënë pas bixhozit, kanë një mënyrë për të vazhduar që t’i jepen vesit: baste në distancë!
Këtu i ka drejtuar vëllai i atij që ka sot koncesionin e monitorimit te lojrave të fatit online.
Klienti përfitues është një dhe i vetëm! Vetëm shoqëria “Universe” sha, me kapital të huaj dhe vendas, zotëron licencën për bixhozin online.
E mesa duket, do të mbetet e tillë edhe për do kohë, sepse autoriteti përgjegjës për licencime, ka ulur qepenin me urdhër të Ramës. Për ristrukturim, medemek! Pikërisht tani!
Edhe ARRSH u ristrukturua para disa muajsh, por nuk pezulloi veprimtarinë e saj.
E gjitha është e mirëmenduar nga autori i “Fundi i marrëzisë”: 1) licencimi i vetëm një kompanie me një aksionar offshore e tjetrin pa lidhje në këtë fushë; 2) ngrirjen e autoritetit licencues dhe 3) mbylljen e beftë të të gjitha pikave të basteve e kazinove”, shkruan Pelinku.