Ja pse shpërthyen refugjatët nga Afrika, dëgjuan Ramën dhe gicin se do hapej një aeroport dhe…

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kukës, ku deklaroi se hapja e aeroportit në këtë qytet do të krijonte 12 mijë vende të reja pune.

“Dje e kuptova pse shpërthyen refugjatët nga Afrika, që u përleshën me policinë greke për të kaluar kufirin; dëgjuan Ramën dhe gicin se do hapej një aeroport ku do punësoheshin 12 mijë vetë…”, shkruan Paloka në rrjet.

edi rama safet gjici2

Exit mobile version