Ja se si pasurohet Rama nëpërmjet vëlla Olsit me bixhozin e vendit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një punonjësi, i cili tregon skemën se si Olsi Rama pasi ka marrë nën kontroll monitorimin e lojërave të fatit është duke zhvatur qindra miliona para përmes pazareve dhe aferave me kompanitë e bixhozit në vend. Denoncuesi sjell në vëmendje marrëveshjen e Olsi Ramës me kompanitë më të mëdha të bixhozit që funksionojnë pa licencë, kjo sepse të ardhurat këto kompani i ndajnë me Olsi Ramën. “Përshëndetje Doktor. Në kuadrin e denoncimit mbi monitorimin online, fituese firma Admiral, shumë e rëndë për faktin që s’mund të monitorojë (kontrollojë) vetveten. Sot Admiral, emri tregtar, Adriatik Game emri ligjor zotëron 50% të tregut të kazinove në Shqipëri, dhe aktualisht kjo firmë që nga data 17.01.2017 është duke punuar pa licencë në treg. Licencën e ka marrë në datë 18.01.2007 dhe e ka pasur me afat 10-vjeçar… Zhani Cakuli në marrëveshje dhe bashkëpunim me Olsin e lë të punojë akoma, sepse fusin lekët në xhep. Asnjë masë nuk është marrë të mbyllen pikat. E njëjta situatë me Apex sha edhe asaj i ka skaduar licenca më 24.01.2017 e vazhdon në treg. U vendos shtyrja e ligjit për 2 vjet për mosheqjen e kazinove elektronike nga tregu, por bëhet fjalë për ato, të cilat kanë licencë aktive dhe të mos i ndërpritet dhe dy vjet, por jo për ato, të cilët i ka skaduar licenca. Mbi të gjitha Ligji i ri 155/2015 për lojërat e fatit nuk përmban asnjë nen, i cili rregullon kazinotë elektronike. Po shkelin ligjin me 4 këmbë në këtë rast… guxim i tepruar, por pagesat mujore janë marramendëse që fusin në xhep për këtë tolerim. Le të nxjerrë një njoftim Drejtoria e Lojërave të Fatit që përgënjeshtron këtë fakt ose një dokument që tregon rinovim të licencës të këtyre dy subjekteve! Nga Web-i i AMLF ka qenë data e licencimit dhe përfundimi i licencës i të gjitha subjekteve, si dhe numri i NIPT-eve sekondare, tashmë është hequr ky informacion nga Web-i. Admiral sot në treg s’ka licencë, po punon pa licencë… Po kështu dhe Apex sh.a. pse lejohen të punojnë pa licencë? Ose t’i heqin pikat ose t’i licencojnë, por licencim s’i bëjnë dot se ligji ri si përmban kazinotë elektronike (vetëm kazino te pika turistike dhe hotele). Ndërsa Admiral ka blerë aksionet në Austri të lotarisë. Por nuk po punon me licencën e lotarisë, sepse lotaria ka licencë për bileta gërvishëse. Në faqen e Web-it të lojërave të fatit ka qenë info e plotë, emrat e shoqërisë të licencuar, periudha e licencimit dhe numri i pikave sekondare… Numrin e pikave dhe periudhën e kanë hequr si info që mos dalin zbuluar për dy kompanitë kryesore që janë në treg pa licencë…”, thuhet në denoncimin e postuar nga ish-Kryeministri Berisha. Përmes një koncesioni abuziv, Edi Rama i ka dhënë vëllait të tij Olsi Rama marrjen nën kontroll të aktivitetit të lojërave të fatit, me qëllim pastrimin e parave të pista. Në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, koncesioni i është dhënë kompanisë, Mc Networking, e cila zyrtarisht figuron në pronësi të ortakut të Olsi Ramës, Endri Meksi. Me këtë të fundit, Olsi Rama është bashkortak në kompaninë Pegasus Communication. Pak kohë më parë “RD” publikoi dokumentet që provojnë se kompania e regjistruar në pronësi të Endri Meksit, ortak dhe mik i Olsi Ramës ka nënshkruar si pala fituese e marrjes së koncesionit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të lojërave të fatit.

Artikulli paraprakBasha me Hahn dhe Tajanin për zgjedhjet dhe qeverinë teknike
Artikulli tjetërKandidatët e Vettingut, Bylykbashi: Çdo veprim është antikushtetues