“Ja si na mashtroi Braçe”, qytetari nxjerr ‘zbuluar’ zv/kryeministrin: Tani nuk hap as telefonin

Kamera e Fax News është rikthyer ditën e sotme në zonën e Fushë-Krujës tek familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të cilat jetojnë nëpër çadra në fshatin Bubq.

Banorët shprehen se veç ndihmës së sghoqatave nuk kanë pasur asnjë përkrahje nga instancat shtetërore teksa tregojnë vështirësitë e shumta që kanë.

“Kemi jetuar prej 30 vitesh në këtë pallat, jemi 7 familje që kemi mbetur ba banesa, përfshirë edhe vëllain tim. Fatmirësisht nga dëmtimet që ka marrë nga tërmeti, nuk ka pasur njerëz të lënduar”, tha njëri nga banorët.

“Jetojmë 10 veta në të njëjtin vend në çadër. Na kanë dhënë nga një çadër dhe asnjë garanci për rindërtimin e banesave, nuk kemi as dyshekë. Shoqatat e bamirësisë bëfshin hajër, se ndihmat e shtetit i kanë marrë vetë, lëvizin makinat natën dhe i kanë shitur, nuk e di nga io kanë dërguar”, tha një banore.

“Unë dua 150 mijë lekë ilaçe në muaj. Dyshekët janë marrë me interesa, kush ka mujt me marrë. Jemi në kushte shumë të vështira, të vërë dorë shteti. Ka mbajtur koha e mirë, por kur të fillojë i ftohti si do t’ja bëjmë. Mirë që më ka lejuar vëllai të ngre çadrën në tokën e tij” tha një tjetër familjar.

Një tjetër banorë ka treguar një pjesë të fjalës së zv.kryeministrit erion Braçe kur I ka vizituar fillimisht duke iu premtuar banorëve se do të silleshin 20 kontenierë nga Greqia.

“Ja çfarë bën zv/kryeministri (tregon një video të Erion Braçes që premton strehimin që u ka bërë për dërgimin e 20 kontenierëve nga Greqia).

Që prej asaj dite as telefonin se ka hapur, mund të jua tregoj gjithë deklaratën se e kam këtu. Absolutisht asnjë masë nga qeveria përveç shoqatave të bamirësisë. Duke filluar nga komuna, kryeplaku, kryebashkiaku i cili ka qenë vetëm 5 minuta tek qendra e strehimit dhe nuk është parë mqë këtu”, tha banori.

brace1551286516

Exit mobile version