Një shitës cigaresh u torturua barbarisht nga policia. Skandali është denoncuar edhe nga nisma Thurje. Ish-kryeministri Berisha ka bërë publike denoncimin e dhunës së ushtruar nga policia ndaj një qytetari, vetëm se po shiste cigare në kryeqytet. Berisha ka publikuar në Facebook edhe fotot e kësaj dhunë të shtetit ndaj qytetarit.
Një ditë më parë Berisha bëri publike edhe videon e dhunës së ushtruar nga policia e shtetit ndaj ketij qytetari.
Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha
Shikoni se si e keqtrajtuan kafsherisht kriminelet me uniforme te Edi Rames qytetarin qe po shiste cigare dhe qe tregon video e djeshme e postuar ne FB tim ne oren 19:30 por dhe ne adresa te tjera te rrjetit dhe portale! sb
“Pershendetje Doctor! Ju uroj gjithë të mirat. Djali i dhunuar nga policia qe e keni denoncuar dje quhet Neki Bajraktari nga fshati Cernalevë i Kukësit, baba i dy femijve qe jeton me qera ne periferi te Tiranës dhe “faji” i tij eshtë se nuk është kultivues dhe shitës hashashi por shitës ambulant (mallra në dorë) per te cilën këto formalizuesit e ekonomise padronet e PPP nuk kanë shpirt dhe e shohin si problem. “Faji” tjetër i madh i tij eshtë origjina e tij Kukësi që ketyre të Rilindjes iu del makth në çdo kohë te dite-nates. Po ju dergoj edhe disa foto ku duket qartazi dhuna kafshërore ndaj tij”.
Skandali është denoncuar edhe nga nisma Thurje. “Neki Bajraktari doli dje nga shtëpia, puthi dy femijët e tij si zakonisht dhe pasi hodhi në krah kutinë me paketa filloi ditën për të siguruar bukën e përditshme. Nekiu nuk do të vjedhë, nuk do të vrasë, nuk do të shesë drogë, nuk do të mashtrojë. Nekiu do të jetojë me nder dhe me djersën e tij por dje ai u përball me shtetin. Shteti, i veshur me petkat e policisë bashkiake i kërkoi paketat, i kërkoi bukën e fëmijëve, i kërkoi djersën e ballit. Nekiu refuzoi dhe u ndëshkua rëndë. U rrah barbarisht sikur të ishte kriminel, sikur të kishte vrarë, sikur të kishte vjedhur, sikur të kishte shpërndarë drogë. Por në vendin tonë nëse bën sa më sipër bëhesh deputet e ministër, bëhesh shok me kryetar bashkish e kryeministra. Kur kërkon të mbijetosh, të ushqesh fëmijët me nder, përballesh me shtetin. Palo shtetin tonë!”, shkruhet në postimin e Nismës Thurje në Facebook.