Gazetari i njohur i gazetarisë ekonomike, Klodian Tomorri, ka komentuar “lajmin e bujshëm”, se në Sarandë ka bujtur jahti i miliarderit, Jeff Bezos. Pasi vërteton se në fakt ky jaht luksoz nuk është fare në pronësi të pronarit të “Amazon”, Tomorri, zbërthen edhe skemën abuzive të asaj që ndodh me jahtet luksoze të huaja që vijnë në vendin tonë dhe trajtohen nga qeveria Rama “si të nënës”, duke ju hequr çdo taksë të qarkullimit dhe të karburantit të shumtë me të cilën furnizohen. Sipas gazetarit, këta lloj jahtesh vijnë vetëm për tu furnizuar me naftë që kushton eksluzivisht për ta 500 lekë të vjetra, derdhin jashtëqitjet e miliarderëve dhe ikin. Por-shton-ai, ata përdoren edhe si sebep për kontrabandë nafte nga zyrtarët vendorë.
Shënimi i plotë i gazetarit Klodian Tomorri
Nuk mbarojnë thagmat
Erdhi Jeff Bezosi në Sarandë- është perla e radhës.
Tani më i vërtetë ishte ai lajmi, kur Britney Spears thoshte se jam e virgjër se sa ky lajmi që erdhi Bezosi në Sarandë.
E para, Flying Fox nuk është fare i Bezosit, por është në pronësi të një kompanie nga Monaco që quhet Imperial Yachts. Kjo kompania e jep me qera dhe kjo verifikohet lehtësisht po të hysh tek faqja zyrtare e saj.
E dyta, lajmi që Flying Fox është blerë nga Bezos është përgënjeshtuar zyrtarisht edhe nga Amazon, me deklaratë zyrtare.
E treta, ky jahti ka ardhur edhe 4 apo 5 herë të tjera në Sarandë. Mbushet me naftë pa akcizë, pa tvsh pa taksë qarkullimi.
D.m.th me naftë 500 lekë të vjetra litri.
Pastaj shkarkon jashtëqitjet në Sarandë dhe ikën. Të gjithë të kënaqur se janë jashtëqitje miliarderësh ato.
E fundit, edhe po ta kishte Jeff Bezosi do ishte prapë njësoj.
Tani kjo punë po shndërrohet, në një problem të madh. Se përveç jahteve që po marrin mijëra tonë naftë pa taksa, ky po përdoret edhe si sebep për kontrabande. Pak kohë më parë shpërtheu një rast, ku 7 mijë litra ishin deklaruar se furnizim jahti, por tek jahti nuk kishin vajtur kurrë.
Aman naftës së ambulancave ia lërojmë nënën mirë. 1500 lekë taksë për litër i marrim.