“Jam i gatshëm të heq dorë nga liria ime nëse…”- Donald Trump: Më janë shkelur të drejtat, do të bëhem një Mandela i kohëve moderne

Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka krahasuar veten me Nelson Mandelën. Në një postim të gjatë në Truth, rrjetin e tij social, ai akuzon gjyqtarin e Nju Jorkut Juan Merchan për shkeljen e të drejtave të tij.

 

“Nëse duan të më fusin në burg për të thënë të vërtetën, unë do të bëhem një Nelson Mandela i ditëve të sotme. Ne duhet ta shpëtojmë vendin nga këta zyrtarë politikë të maskuar si gjyqtarë dhe unë jam i gatshëm të heq dorë nga liria ime për këtë kauzë. ”, thotë ish-presidenti amerikan.

Trump i referohet urdhrit të vendosur ndaj tij nga gjyqtari për të mos sulmuar dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë në gjyqin, i cili është planifikuar të hapet më 15 prill.

Donald Trump mblodhi 50.5 milionë dollarë në një ngjarje të organizuar nga miliarderi i fondit mbrojtës John Paulson në Florida. Shifra është pothuajse dyfishi i 26 milionëve të mbledhura nga Joe Biden me Bill Clinton dhe Barack Obama.

“Është më e qartë se kurrë që ne kemi mesazhin, operacionet dhe paratë për ta shtyrë Presidentin Trump drejt fitores më 5 nëntor”, tha në një reagim, zyra elektorale e Trump.

Artikulli paraprak“Pas 18 orë udhëtimi në Adriatik, motori i barkës ku ishte Abaz Kupi prishet”- Zbulohet letra e panjohur për Mbretin Zog: Qëndrojnë në mëshirën e detit dhe…
Artikulli tjetërBasha për procesin e zgjedhjeve në degët e PD: Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë