“Jam kërcënuar 3 herë”, Kulluri reagon për deklaratat e Ahmetajt: Shumë të rënda! Rama dhe Veliaj t’i hapin rrugë hetimit për inceneratorët

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka reaguar për intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme nga ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, në arrati.

Referuar deklaratave të tij, Kulluri thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, duhet të japin dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit më të thelluar të SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Mes të tjerash ai citon deklaratat e Ahmetajt, i cili u shpreh se është kërcënuar tre herë, duke thënë se janë shumë të rënda. Sipas tij çështja e inceneratorëve, të cilën e ngriti opozita, duhet çuar deri në fund.

Postimi i plotë i Edvin Kullurit:

Edi Rama dhe Erjon Veliaj duhet te japin doreheqjen per ti hapur rruge hetimit me te thelluar te SPAK per ceshtjen e Inceneratoreve!

Fjalet e ish Zevendes Kryeministrit nen hetim Ahmetaj, jane indicie juridike te qarta ne formen e deshmise per implikimin e Kupoles Qeveritare dhe Bashkise Tirane!

“Nuk behem koke turku per Ramen”, “me kane kercenuar mua dhe familjen” dhe “pronari i vertete i Inceneratorit te Tiranes eshte Veliaj” jane deklaratat me te renda te mundshme!

Qeverite kane rene per shume me pak se kaq! Opozita pas ketyre deshmive publike te Arben Ahmetaj duhet tu beje thirrje per proteste mbeshtetesve te vet pavaresisht nga ndasite qe kemi per ceshtjen e Non-Grates, apo pretendimet e tjera te Bardhit dhe deputeteve qe e mbeshtesin!

Komisionin Hetimor per Inceneratoret e ngriti e gjithe opozita bashke dhe kjo ceshtje duhet cuar deri ne fund nga e gjithe opozita po bashke!
Ky reflektim vlen dhe per Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani si parti jo-opozitare!

Exit mobile version