“Jamal, lojtari që më ka hapur më shumë punë”, rrëfimi i sinqertë i Bastonit

“Jam shumë i lumtur që kam kontribuar në ndryshimin e rolit të mbrojtësit modern”. E thotë Alesandro Bastoni. Në një bisedë me “Ball.Ldn” mbrojtësi rikthehet të flasë edhe për gjysmëfinalen epike të fituar ndaj Barcelonës.

“E dimë që nuk do të ishte e lehtë. Por, bashkë si skuadër treguam se me çfarë brumi është gatuar Interi. Jamal më ka vënë më shumë në provë se çdo lojtar tjetër që kam sfiduar në karrierë”, tha Bastoni. Më tej, ai foli edhe për sekretin për të mbërritur në majë.

“Talenti nuk mungon. Duhet që të punosh edhe me detajet e vogla. Puna e madhe më bën me krenari. Nuk ka një gjë specifike, por vetëm dedikim”, ka thënë mes të tjerash Bastoni.

Artikulli paraprakCili krah dhemb para një ataku në zemër? Njihni këtë simptomë që mund t’ju shpëtojë jetën
Artikulli tjetërPutin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim me Ukrainën në Turqi, tërhiqet dhe Trump