“James! Eja në Itali, do të jap numrin 10 nëse do”

Atalanta barazoi 3-3 ndaj Romës për javën e 21-të të Serie A, teksa zikaltrit e panë veten në disavantazhin e tre golave, por arritën të barazojnë shifrat në pjesën e dytë.
Edhe këtë herë Duvan Zapata shënoi gol duke vijuar ecurinë e tij pozitive me 15 gola në kampionat. Sulmuesi ka bërë një postim në Instagram teksa shpreh emocionet e asaj ndeshje.
Për ta komplimentuar ka menduar edhe patrioti i tij, James Rodriguez, i cili i ka bërë disa emoji me shenjën e zjarrit. Në këtë mes futet Papu Gomez, i cili i ka bërë një ofertë “tunduese” kolumbianit.
“James Rodriguez dëshiron të provosh futbollin italian?! Atalanta është shtëpia juaj. Do të jap 10-ën nëse e do”, fantazisti ia ka hapur dyert sulmuesit të Bayern Munchen edhe pse mbetet thjesht një shaka mes shokësh.
Realisht, James Rodriguez nuk po kalon një moment të mirë në Gjermani dhe ka kohë që aludohet për një ekip të ri në të ardhmen e tij.

Artikulli paraprakDanimarka ndërton gardh në kufirin me Gjermaninë
Artikulli tjetërTë gjitha prapaskenat e marrëdhënies Gjermani-Francë