James Rodriguez pranon se ishte i befasuar, kur e pa Zinedine Zidane të largohej nga roli i tij si trajner i Real Madridit. Zidane bëri një njoftim shokues në konferencë shtypi të enjten, vetëm pesë ditë pasi kishte fituar titullin e tij të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që e kishte marrë përgjegjësinë e drejtimit të ekipit të parë madrilen në janar 2016.
James, i cili u bashkua me Bayern Munich për një marrëveshje dyvjeçare, vitin e kaluar, pasi luftoi për një vend të rregullt në formacionin e “Los Blancos”, nën drejtimin e Zidane, thotë se koha e largimit të ish-yllit të Francës ishte “pak e çuditshme”.
I pyetur nëse ai ishte i befasuar nga ky lajm, kolumbiani u tha gazetarëve: “Pak po, sepse ai ka pasur tri vite atje, ku ka fituar praktikisht gjithçka. Është pak e çuditshme, por ishte vendimi i tij. Mendoj se bëri gjëra të mira në tri vitet e fundit”.
Kolumbiani nuk arriti të fitonte një vend si titullar nën urdhrat e Zidane dhe kjo ishte aryseja përse vendosi të largohet nga La Liga.
“Mendoj se nuk jam i vetmi që jam habitur. Ai ka pasur tre vite shumë të mira ku fitoi praktikisht gjithçka. Nuk e prisja që të ikte, sepse po bënte një punë të mirë me Realin.”
E ardhmja e James vihet nën vëzhgim, pas vendimit të Zidane për t’u larguar. Bayern Munich ka një mundësi për të nënshkruar me kolumbianin ndërkombëtar, pas huazimit, por ka sugjerime se ai mund të të kthehet në Madrid për sezonin 2018-2019.