James Rodriguez në dyshim

James Rodrigues rrezikon të humbasë sfidën e dytë në Copa America ndaj Paraguait. Numri 10 i Kolumbisë pësoi një dëmtim në shpatull gjatë sfidës hapëse me SHBA të fituar me rezultatin 2-0. 25-vjeçari ishte autori i golit të dytë në fitoren 2-0 të arritur ndaj vendit organizator të Kupës së Amerikës, e realizuar me penallti në minutën e 42. Megjithatë sulmuesi i Realit të Madridit nuk mundi të qëndronte deri në fund në fushë, teksa u zëvendësua në minutën e 73, duke u duartrokitur nga të pranishmit. Gjatë momentit të zëvendësimit në fytyrën e kapitenit të Kolumbisë dukeshin qartë shenjat e dhimbjeve, dhe tashmë mjekët po punojnë për rikuperimin e tij.
Në Los Angelos, James vijon të stërvitet i diferencuar edhe pse trajneri Jose Pekerman ka nisur të bëjë llogaritë për sfidën ndaj Paraguait pa liderin e ekipit. Shanset që 25-vjeçari të jetë pjesë e ekipit në sfidën e dytë ndaj Paraguait që do të zhvillohet në Pasadena, mëngjesin e të mërkurës me orën tonë janë të pakta. Kështu pritet që James Rodriguez të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për sfidën e tretë ndaj Costa Ricës, që do të zhvillohet mëngjesin e të dielës në Houston të Teksasit. Numri 10 i Los Cafeteros, shihet si futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës dhe lideri i padiskutueshëm i saj, në një kompeticion ku Kolumbia vjen si një nga skuadrat pretendente për të triumfuar.

Artikulli paraprakFranca ka cilësitë për të fituar Europianin
Artikulli tjetërNani optimisit për suksesin e Portugalisë