James tek Bajerni

James Rodriguez i jep lamtumirën Realit të Madridit. Tashmë është zyrtare fantazisti i klubit “Los Blancoc” do të nisë një aventurë të re tek Bayerni i Mynihut. Njoftimi është bërë publik në faqën zyrtare  të kampionëve të gjermanisë në Twitter. Kolumbiani është transferuar tek bavarezët në formën e huazimit për dy vite me të drejtë blerjeje. Vete tekniku i Bayernit, Karlo Ançeloti e ka kërkuar transferimin e fantazistit, me këtë të fundit ai ka bashkëpunuar edhe më herët kur italiani drejtonte stolin e Realit të Madridit.
Ançeloti ka urdhëruar njerëzit e klubit gjerman që merren me çështjen merkatos të nisin menjëherë bisedimet me Realin e Madridit për transferimin e  James Rodriguez, me të cilin italiani ka bashkëpunuar gjatë kohës kur Ançeloti ishte në krye të stolit të “Los Blancos”. Bisedimet mes palëve kishin nisur prej javësh, për të gjetur akordin në fshehtësi të plotë.
Madrilenët kërkon 75 milionë euro, ndërkohë që Bayerni kishte propozuar formulën e huazimit, alternativë që u pranua nga ana e kampionëve të Spanjës. Prej kohësh përflitej për një largim të James Rodriguez nga radhët e “Los Blancos” për shkak të minutave të pakta dhe të mos qenit pjesë e planeve të teknikut Zinedine Zidane. Shefi ekzekutiv i bavarezve, Karl-Heinz Rummenigge është shfaqur i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Gjithashtu, ai vlerësoi aftësitë e futbollistit. Afrimi i James është bërë për të plotësuar vendin që pritet të lihet bosh nga ana e Douglas Costa, i cili me shumë mundësi do të transferohet tek Juventusi.
Transferimi i Douglas Costa nga Bajerni i Mynihut te Juventusi është punë e kryer. 26-vjeçari brazilian ishte prej kohësh një objektiv i bardhezinjve që këtë të martë mbyllën tratativat me drejtuesit e klubit bavarez. Përfundoi pozitivisht një takim në Mynih mes Karl-Heinz Rummenige dhe Giuseppe Marotas në prezencë edhe të agjentit të futbollistit.
Në këtë mënyrë, Douglas Costa kthehet në përforcimin e fundit te Juventusit, skuadër me të cilën do të firmosë pas akordit mes dy klubeve për një operacion që në total shkon rreth 46 milionë euro. Juventusi do të paguajë 6 milionë euro menjëherë për huazimin, ndërkohë që në përfundim të tij ka detyrimin për ta blerë futbollistin përfundimisht, duke paguar edhe 40 milionë euro të tjera. Mediat italiane njoftojnë se, Douglas Costa pritet të mbërrijë në Torino që këtë të mërkurë për të kryer vizitat mjekësore para hedhjes së firmave dhe zyrtarizimit.

Exit mobile version