Viti i ardhshëm duket se do të nisë me një valë të re çmimesh të rritura për një sërë shërbimesh. Hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e profesioneve të lira, me 15 dhe 23% për biznesin konsideorhet rritje kostosh të cilat do të reflektohen në çmimin final që paguan qytetari.
“Sa më shumë të taksojmë aq më shumë do ndikohet klienti fundor për pagesat. Tani që kemi një goxha tatim jemi të detyruar që nga 1 janari të kemi cmime të tjera. Kjo është e pastër fare. Ngacmohet një nga komponontet e kosotots së produktit që ësht pjesë e përbërëse e cmimit fundore”, sqaroi kontabilistja Etleva Treska.
Shërbimet të cilat do të kenë një rritje cmimesh do të jenë avokatet, noterët, mjekët, etj. Por ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat konsiderohet si antikushtetuesis për shumë ekspertë të fushës
“Kjo është luftë e përhershme. Cdo here që shteti nxjerr një ligj njerzit shfrytezojnë hapesirat dhe boshlleqët e tij. Do shikojmë nga 1 janari që do mbyllen ca subjekte e do hapen ca të tjera. Unë nuk jam që të mos paguajmë. Por ligji thotë një paguan ,një spaguan. Në momentin që është një po, një jo, një ndoshta, ky është problemi më I madh I ligjit. Ndërkohë ne dimë që jemi të barabartë para ligjit”, tha Treska.
Brenda mujit dhjetor, qeveria pritet të miratoje listën e atyre shërbimeve që konsideorhen profesione të lira. Në total janë rreth 200 profesione, që prekin rrth 16 mijë subjekte në treg që do të tatohet me dy fasha, në varësi të të ardhurave. pjesa tjetër e biznesve do të vijojë të njëjtin regjim fiskal./vizionplus.tv