Janë çmendur do privatizojnë edhe ujin

Përpjekjet e Ramës për të zhvatur sa më shumë para po çojnë në vendime absurde aq sa të mendohet edhe privatizimi i ujësjellësit

Marrëzia e Rama-Veliajt nuk ka fund. Një megaferë që synon zhvatjen e miliona eurove po përgatitet nga Rama përmes Veliajt. Kompania Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të privatizohet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar se disa kompani kanë shfaqur interes për të menaxhuar UKT-në dhe Bashkia po shqyrton mundësinë e privatizimit.
“Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatash dhe dua t’i garantoj qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për UKT-në. Së pari, ky është një kompliment për punën e UKT-së, është e para kompani nga 61 ujësjellësit e bashkive e reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg falë perfomancës në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjshëm me përdorimin e ujit të pijshëm, dhe faktit që është dyfishuar nga 6-7 orë në 13-14 orë furnizimi me ujë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.
Mediat kanë bërë të ditur dje duke cituar nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se kohët e fundit ka pasur disa oferta nga kompani serioze midis tyre edhe një kompani kineze. Ndërkohë që po vlerësohen ende ofertat për të dalë më pas në një vendim konkret. Aktualisht shoqëria e Ujësjellësit të Tiranës menaxhohet pjesërisht nga shteti dhe privati.
Kjo nismë, e cila me gjasë do të konkretizohet shumë shpejt nga Rama-Veliaj është një tjetër absurditet që i shtohet listës së gjatë së marrëzive të ndërmarra nga qeveria dhe bashkia e drejtuar nga Veliajm, ku pas çdo vendimi dhe çdo projekti fshihen afera dhe përpjekje për zhvatjen e parave e duke i ndarë ato me klientelën. Përpjekjet e Ramës për të zhvatur sa më shumë para po çojnë në vendime absurde aq sa të mendohet edhe privatizimi i ujësjellësit.

Exit mobile version