“Janë konfiskuar 59 mln euro asete”- Altin Dumani: Kriptovalutat po përdoren masivisht për blerje kokaine nga organizatat kriminale! Ja mesazhi që synon të japë SPAK me luftën ndaj pastrimin e parave

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, është shprehur se goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë ka bërë progres.

Kreu i SPAK bëri një bilanc teksa u shpreh se vlera e aseteve të konfiskuara në vitin 2024 është 59 mln euro.

Dumani theksoi se mes aseteve të sekuestruara janë kriptovalutat, teksa shtoi se po përdoren masivisht nga organizatat kriminale për të blerë sasi kokaine dhe pastrim parash.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shtoi se me luftën ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.

Altin Dumani: Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash

Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.

Exit mobile version