“Janë në lojë teatrale”, Ngjela për deklaratat e Kryemadhit dhe Metës ndaj SPAK: Po tentojnë të bindin publikun se janë të pafajshëm

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli mbi zhvillimet e fundit politike dhe mes të tjerash deklaratat e Monika Kryemadhit dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani.

Duke komentuar sjelljen e Kryemadhit dhe Metës, avokati tha se të dy janë në një lojë aktoriale për të bindur publikun se janë të pafajshëm përkundër akuzave që mund të rëndojnë ndaj tyre.

“Ata janë në lojë aktoriale. Sepse akuzës nuk kanë çfarë i bëjnë. Ata kërkojnë të bindin opinionin publik se jemi të pafajshëm. Kjo është esenca e të gjithë personave që kalojnë në një process penal por që kanë afekt në opinionin publik”- tha Ngjela.

Ai shtoi se në këtë mënyrë, të dy kanë zgjedhur të mbrohen në opinionin publik, herë pas here edhe duke sulmuar SPAK-un.

“Janë gjeste që këta lloj individësh që janë brenda këtij presioni e kanë këtë sjellje. Por janë për ata persona që kanë impakt në opinionin publik. Duan t’i thonë opinionit public rrini të qetë. Kjo është mbrojtja e personave që janë nën akuzë dhe kanë impakt në opinionin publik”- theksoi avokati.

Sipas Ngjelës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me deklaratat e bëra së fundmi dhe akuzat ndaj SPAK-ut, tregon se e ka humbur ekuilibrin.

Exit mobile version