Janë të “panegociueshme”/ Basha ka dy kushte për miratimin e amnistisë: Të hiqet dorë nga propozimi për të përfituar zyrtarët e korruptuar dhe të amnistohen protestuesit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar dy kushtet, sipas tij, të panegociueshme për të bashkuar votat me PS-në për miratimin e projektligjit për “Amnistinë Penale”.

Basha theksoi duhet të hiqet dorë nga propozimi për të përfituar zyrtarët e korruptuar dhe të përfshihen si përfitues të Amnistisë, protestuesit e arrestuar.

“Nëse me të vërtetë duan të kenë një përqasje konsensuale ndaj anës humanitarë të amnistisë, rruga është fare e thjeshtë.

Hapi i parë, heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.

Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm”, tha Basha.

Exit mobile version