Jehona e protestës studentore, televizionet gjermane: 400 mijë shqiptarë ikën nga vendi në 5 vite

Televizioni shtetëror gjerman “ZDF” në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.
“ZDF” i ka kushtuar kësaj protestë një kronika të gjatë, ku ka marrë në intervistë studentë dhe analistë, të cilët kanë treguar situatën në të cilën ndodhet protesta. Në kronika tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve. Grupin e xhirimit të “ZDF” i ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e këqija që janë konviktet në Shqipëri.
Në video kronika për protestën nga minuta 10:55
Kronika e plotë e ZDF
Nga Shqipëria ne raportojmë rrallë. 2,87 milionë banorë jetojnë në Shqipëri, por sipas Organizatës “Konrad Adenauer”, në 5 vjetët e fundit nga Shqipëria kanë emigruar 400 mijë të rinj:
Për një kohë të gjatë studentët nuk ishin marrë seriozisht, por ata nuk dorëzohen. Ata sot paradite protestuan përsëri me qindra kundër kushteve katastrofike të studimit dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë. Aktualisht janë të rinjtë ata që janë të pakënaqur. 30% e tyre janë të papunë, dhe ata që janë akoma në Shqipëri duan tani ndryshimin.

“Tarifat e studimit jane shume te larta dhe ne nuk mund t’i paguajme ato”, – thotë një studente. “– Pas Sirisë, Shqipëria është vendi me numrin e emigranteve me te larte ne bote, sepse ne te rinjte e kemi humbur shpresen. 4 në çdo 5 te rinj duan ta lënë vendin dhe kjo nuk është mbrekulli, sepse studenteve u mungon cdo gje e nevojshme, ne nje kohe kur qeveritarët jane perfshire ne afere dhe skandale korrupsioni”– thote Igli Tola, – i cili na shoqëron brenda një ndërtese studentore. Situata atje është simptomatike dhe e njëjtë me situatën në Shqipëri.
“Kjo është banja e përbashkët. Çdo kat ka një të tillë. Këtë nuk duhet ta pranojmë më si të qenë”– vijon studenti. Qeveria e Edi Ramës ka kuptuar tanimë që, këto protesta nuk mund të humbasin në rërën e detit, prandaj qeveria përpiqet të ndërmjetësojë. “– Ne i kemi ftuar studentet te vijne ketu dhe te bisedojme si mund t’ì ndryshojme universitetet”, – thotë zv/ministrja e Arsimit.
Por studentët nuk e mendojnë asnjë çast këtë. Ata nuk kanë me besim në elitën politike. “– Shumë profesorë kanë doktoratura të falsifikuara, midis tyre dy ministra. Studentët i kërkojnë shefit të qeverisë t’i shkarkojë ata, por ai nuk e bën këtë sepse ata janë mbështetësit e tij më të rëndësishëm”,- thekson Afrim Krasniqi, nga Instituti Shqiptar për Studime Politike.
Dhe kështu studentët do të protestojnë çdo ditë. Nganjëherë me qindra, nganjëherë me mijëra. Ata luftojnë për kushte më të mira, për biblioteka, për profesorë më të mirë. Ata luftojnë për të ardhmen dhe e kanë vendin në anën e tyre…

Exit mobile version