“Jemi gati për të hyrë në zgjedhjet e 11 Majti”, Orjola Pampuri: Demokratët Euroatlantikë të vetmit me program për familjet shqiptare

Deputetja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, në një intervistë për Euronews Albania, foli për lëvizjen e radhës të këtij grupimi për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit. Pampuri tha se nuk ka asnjë parti të re dhe regjistrimi është një instrument ligjor për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve. Sipas saj, grupimi nuk ka hequr dorë nga çështje e vulës, për të cilën tha se do shkojnë deri në Strasburg nëse do jetë e nevojshme.

“Është thjesht një instrument ligjor, nuk ka asnjë lajm të ri. Është thjesht një instrument ligjor për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve, kaq. Domethënë teknikalitete të tjera mund t’i shpjegojë shumë mirë jë jurist, por ne vijojmë ende betejën tonë në Gjykatën e Lartë, presim një datë që Gjykata e Lartë të mari vendim për vulën e Partisë Demokratike. E kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj që kemi thënë deri në fund, çështjen e vulës do e çojmë nëse është e nevojshme deri në Strasburg. Pra, nuk ka asnjë parti të re, është një instrument ligjor për t’u përfshirë në zgjedhjet e 11 majit” – tha Pampuri.

Pampuri gjithashtu tha se Demokratët Euroatkantikë janë në terren duke vijuar punën në takimet me strukturat dhe qytetarët për të prezantuar programin. Ajo më tej tha se ky grupim është i vetmi me një program të mirëfilltë që prek të gjitha problemet thelbësore që kanë prekur shqiptarët.

“Por nuk është jë çështje që na mban peng për të vijuar punën tonë në terren, për të vijuar punën tonë në takimet me strukturat, me qytetarët dhe për të prezantuar programin si një nga grupimet që kemi program. Jemi i vetmi grupim që kemi program. Kemi një program të mirëfillt i cili prek të gjitha çështjet më thelbësore të cilat vuajnë dhe janë prekur shqiptarët. Kjo është e rëndësishme për ne dhe me këtë ecim përpara. Kemi vijuar takimet në terren, kemi vijuar takimet me strukturat. Jo më larg se të shtunën kishim një takim të gjerë me të gjithë strukturat e Demokratëve Euroatlantikë” – u shpreh Pampuri.

Exit mobile version