“Jemi këtu për t’i treguar Edi Ramës se ky popull nuk e bën atë që po ju bën ai shqiptarëve”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ju është bashkuar qytetarëve që po protestojnë në ‘Plepat’ në Durrës, të cilët do të mbajnë rrugën të bllokuar për dy dorë, si shenjë ndaj pakënaqësive për keqqeverisjen.

Kryemadhi tha për mediat se Rama akoma nuk e kupton që përshkallëzimi i vërtetë i protestave dhe mosbindja civile ende nuk kanë filluar.

Ajo tha se opozita dhe qytetarët janë gati të shkojnë në pikën e fundit për t’i treguar Ramës se ai nuk mund të bëjë gjenocid mbi këtë popull.

Këtu është tjetërsuar vota, ka mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ka mungesë demokracie, e cila pa liri është diktaturë. Unë do të dëshiroja mos kishte përshkallëzim proteste, do doja të shihja një reagim në PS për ti rikthyer vlera kësaj force politike, për ti rikthyer atë në shinat e Kushtetutës.

Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS-në as për qeverinë, por mbi të gjitha nuk është mirë as për shqiptarët. Mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestës akoma nuk kanë filluar, jemi ende në momentet që po i themi se ne jemi gati të përballemi për ti dhënë fund këtij gjenocidi të tmerrshëm që po u bëhet shqiptarëve.

Ne themi që nuk është e nevojshme të shkojmë atje pasi një i çmendur ka marrë peng një parti dhe disa institucione. Por ajo që është sot më e rëndësishme është që ne tu japim shqiptarëve shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë, të cilat janë shkatërruar nga kjo qeveri.

Ajo që dua të them është se ne do të bëjmë çdo lloj proteste dhe çdo lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por jemi gati të shkojmë edhe në pikën e fundit për t’i treguar Edi Ramës se ky popull nuk e bën atë që po ju bën ai shqiptarëve’, deklaroi Kryemadhi.

Exit mobile version