“Jemi shumë të karrikuar”, Klaus Gjasula: Do i kalojmë me sukses dhe këto dy finale

Klaus Gjasula vlerësoi ekipin e Moldavisë, duke theksuar se ka pësuar vetëm një humbje në këto kualifikuese.

Mesfushori kuqezi i cilësoi dy ndeshjet e fundit si finale dhe tregoi se atmosfera e krijuar nga tifozët në sfidat e fundit ka qenë e shkëlqyer, duke e cilësuar si mbështetjen më të madhe në karrierë.

“Ne e kemi parë të gjithë që Moldavia është një kundërshtar shumë i fortë, nuk kanë humbur asnjë ndeshje, e kemi mundur vetëm ne në Tiranë.

E dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme si një finale. Të dy ndeshjet e radhës janë si finale për ne.

E dimë që është ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi vetëbesim. Kemi zhvilluar një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe  jemi gati për këtë ndeshje.

Duhet të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati. Duhet të kemi vetëbesim dhe të vazhdojmë të punojmë si çdo herë. Jemi shumë të motivuar, me thënë të drejtën muajt e kaluar, ndeshjet në Tiranë dhe jashtë mbështetja ka qenë e shkëlqyer.

Unë vetë nuk kam ndjerë ndonjëherë në karrierën time një mbështetje të tillë dhe ka qenë shumë gjë e mirë, prandaj dhe paraqitjet e skuadrës kanë qenë shumë të mira.

Mbështetja është shumë e rëndësishme për ekipin tonë – përfundon Klaus Gjasula.

Exit mobile version