Jemi vendi i fundit në rajon për tamponë/ Shehu: Qeveria të ndalojë “konspiracionin” me testimet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ka kërkuar qeverisë Rama të rrisë edhe një numrin e tamponëve dhe të ndalojë lojën e konspiracioneve me tamponët, të cilët e cilëson si shkak për përkeqësimin e situatës epidemiologjike.

“Që prej shkurtit testimet me tampon e më tej ato imunologjike vazhdojnë të jenë në shifra mjerane, në amulli, jo transparencë, duke përbërë një nga shkaqet e dështimit.

-Jemi vendi i fundit në Europë për numrin e testimeve për 1 milion banorë me 10617, kur Serbia ka 60050, Italia 100955 etj.

-Jemi vendi me pozitivitetin më të lartë të tyre, gjë që flet për numër të vogël e probleme metodike, që dëmtojnë kërkimin, psh dje në Itali u bënë 56000 tetime dhe dolën pozitiv rreth 100 persona, në Shqipëri në rreth 450 testime pozitiv dolën 99!

-Jemi vendi ku testimet bëhen vetëm ne nga një laborator për tamponin e ato imunologjike, për më keq asnjë nga këto laboratore nuk ka publikuar llojin e kiteve që përdor e karakteristikat tyre.
-Për më tepër Zyrtarë e deklarojnë besueshmerinë e këtyre testimeve shumë të ulët, rreth 70%, shifër kjo e hasur në kitet kineze, ndërsa ato perëndimore i kanë mbi 95-98%, duke vënë në dyshim kështu edhe këtë që po bëhet.

-Paradoksalisht qytetarët, që bëjnë testimin e marrin përgjigjen vetëm në telefon, pa u pajisur me një dokument zyrtar!!!

-Me metoda inkuizicionale e anti shkencore janë ndaluar kapacitetet laboratorike të vendit për të kryer testimet, zgjeruar gamën e volumin e tyre si domosdoshmëri kjo, dëmton rëndë shëndetin e qytetarëve, të drejtën e tyre për t’u egzaminuar, transparencën, mundësitë për të lëvizur jashtë kufijve, si dhe e fut procesin nën një mjegull “konspiracioni”.

Në vendet europiane testime të shumë llojshme kryhen lirshëm në laboratore mjekësore publike e private, në ato veterinaret e farmacitë, pikerisht se diviza “test, test,test, identifikim, izolim, mjekim”, është ajo fituesja.

Edhe për këto arsye asistenca e plotë ndërkombëtare, preferenciale ajo italiane, është e domosdoshme për ne!

Exit mobile version