Jeni të përgjumur gjatë ditës? Ja çfarë nuk po shkon si duhet me trupin tuaj

Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që janë të përgjumur gjatë gjithë ditës, janë të predispozuar të pësojnë rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

 

Në mjekësi çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.

Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini në sasinë e duhur, 7-8 orë në ditë. Ose, mund të shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj.

Artikulli paraprakEkstradohet nga Spanja Ismail Zeneli i shpallur në kërkim nga SPAK, pjesë e grupit të Erzen Breçanit
Artikulli tjetërPlani i tij u zbulua nga bisedat në Sky ECC/ Kush është Ismail Zeneli që u ekstradua nga Spanja, donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje!