“Jeni tre hapa përpara me spërdredhje”- Marrëveshja PS-Rithemelimi, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që po bën pazar për Reformën Zgjedhore

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministri Edi Rama në lidhje me marrëveshjen që PS bëri me Rithemelimin me qëllim që opozita t’i rikthehet normalitetit në Kuvend.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!”

Artikulli paraprakZbythja pas paralajmërimeve/ Pakti me Non Gratën, Rama qetëson amerikanët dhe britanikët: Nuk ka pazar me Berishën dhe përfaqësuesit e tij!
Artikulli tjetërGaba: Edi Rama, Trusti i “Non Gratave”