Jep dorëheqjen kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër

Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së Këshillit të Qarkut të Shkodrës. Duhani mori detyrën në korrik të 2023, nën logon e PSD-së së Tom Doshit.

Në një dokument drejtuar anëtarëve të Këshillit të Qarkut, ajo bën të ditur se e ka marrë këtë vendim për arsye personale.

Të nderuar Anëtarë të Këshillit të Qarkut Shkodër, Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar duke shërbyer si Kryetare e Këshillit te Qarkut Shkodër. Gjatë kësaj kohe, kam punuar me përkushtim të palëkundur për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje, duke u përpjekur të ofroj shërbime cilësore për banorët e qarkut tonë. Sidoqoftë, për shkak të angazhimeve të reja profesionale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje duhet të njoftoj se nuk jam më në gjendje të vazhdoj në rolin tim si Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Kështu, me këtë letër, sot paraqes zyrtarisht dorëheqjen time nga kjo detyrë. Dua të shpreh falenderimet e mia më të thella për çdo anëtar të këshillit për bashkëpunimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë kësaj periudhe. Besoj se bashkëpunimi ynë ka qenë frytdhënës dhe ka kontribuar në përparimin e qarkut tonë. Ju lutem pranoni mirënjohjen time më të sinqertë për çdo gjë që kemi arritur së bashku”, thuhet në deklaratën e dorëheqjes.

Exit mobile version