Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga posti.
Burime bëjnë me dije se Peza gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët e redaksisë ku ka komunikuar vendimin e tij. Ndërkohë ende nuk ka një deklaratë publike.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.