Jeta e Shullazit në qeli, me pije alkoolike dhe…

Një nga rojet e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë 313 është kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili pasi tentoi të fusë pije alkoolike dhe ushqime në qelinë e Emiljano Shullazit.

Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve por mbeti në tentativë pasi roja u zbulua dhe u kallëzua penalisht, raporton Abc News.

Shtrëngimi i masave të sigurisë dhe aplikimi i sistemit “41 bis” kanë bërë që të dënuarit të reagojnë madje duke bërë edhe kërcënime me jetë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Ky i fundit ka vënë në zbatim këtë sistem në dy burgje, 313 Tiranë dhe në Peqin. Një gjë e tillë duket se solli rebelimin dhe kërcënimin e tij me jetë.

Sistemi i huazuar nga Italia parashikon izolim të plotë të dënuarve më të rrezikshëm me qëllim ndërprerjen e aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm nga brenda burgut.

Exit mobile version