Jetët e humbura në galeritë e minierave, minatorët ndezin qirinj në shkallët e Ministrisë së Infrastrukturës

Minatorët kanë ndezur qirinj në shkallët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në nderim të jetëve të humbura në galeritë e minierave.

 

Ata kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar dhënien e statusit të minatorit.

Minatorët mbanin pankarta në duar ku shkruhej “nëntoka ka nevojë për status”, “kujdes shëndetësor i veçantë për punëtorët e nëntokës”.

minatore proteste ministria1

Ata shprehen se marrja e statusit të minatorit është një e drejtë e tyre.

Artikulli paraprakSPAK regjistron procedim penal për ARRSH, nisin hetimet për abuzim me tendera
Artikulli tjetërAkuzohet për sulmin në Banjskë të Kosovës, shpallet në kërkim nga Interpoli Milan Radoiçiç