Jo më vetëm me vaksinë, Pfizer nis provat tek njerezit me ilaçin anti-virus

Pfizer ka nisur provat njerëzore të një ilaçi eksperimental për personat e infektuar me Covid-19.

Prodhuesi i barnave, i cili zhvilloi vaksinën e parë të autorizuar kundër COVID-19 në SHBA me kompaninë gjermane BioNTech, tha se kandidati antiviral kishte reaguar kundër virusit në studimet laboratorike.

Ilaçi arrin të pengojë një enzimë që koronavirusi përdor për tu shumuar brenda qelizave njerëzore. Nëse rezultatet tregojnë se ilaçi është i sigurt dhe efektiv, kompania do të kalojë në Fazën II dhe do të rekrutojë një grup më të madh pjesëmarrësish.

Kompania po studion gjithashtu një kandidat antiviral të administruar në mënyrë intravenoze në pacientët e shtruar në spital

Artikulli paraprak22 vjet më parë, kur NATO bombardonte Serbinë
Artikulli tjetërEurostat: 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët edhe në vitin e pandemisë