Nga Bujar LESKAJ
Filozofia bazë e Projektbuxhetit 2022 është: shërbim full option PPP-ve. Projektbuxheti 2022 është i gjithi në shërbim të koncesioneve PPP të sekti Rama. Qeveria ka shpërfillur kërkesat për hetim të detajuar e të plotë nga strukturat fiskale të të gjitha koncesioneve të dhëna që nga viti 2007, sidomos të atyre me kompani të regjistruara në parajsat fiskale, të cilat rezultojnë me shpenzime prodhuese të fryra artificialisht, trukim të bilanceve dhe mos pagim të detyrimeve ndaj buxhetit të shtetit.
Qeveria e ka injoruar qëllimisht propozimin e bërë nga partnerët tanë strategjik dhe nga institucionet tona kushtetuese për ndalimin e pjesëmarrjes në tenderimet publike të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale si dhe për cdo liçensë që jepet për shfrytësimin e pasurive tona kombëtare, si nafta, kromi, bakri, etj. Kjo kërkesë është bërë nga ne në Kuvend dhe është nderin tonë që ta sanksionojmë me ligj ndalimin e pjesëmarrjes së këtyre kompanive në këto sipërmarrje ekonomike.