“Jo, rritjes së çmimeve”/ Protestuesit para Kryeministrisë shpërthejnë ndaj Ramës dhe Veliajt

Qytetarët shqiptarë ashtu siç e kishin paralajmëruar kanë dalë në protestë ditën e sotme para kryeminsitrisë ku kërkojnë mos lejimin e ngritjes së çmimeve.

Protestës i janë bashkuar qytetarë, aktivistë, artistë dhe gazetarë.

Qytetarët kanë akuzuar drejtpërdrejtë kryeminsitrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj si shkaktarë të kësaj krize, duke thënë se ata mendojn ëvetëm për oligrakët.

Aktivisti Adriatik Lapaj, në fjalën e tij të mbajtur në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, përpara Kryeministrisë, deklaroi se shqiptarët duhet t’i thonë “Jo” rritjes së çmimeve.

Lapaj thekson se boll shqiptarët kanë bërë për interes të kryetarëve, por duhet të kthehen te interesi i fëmijëve të tyre.

“Kjo protestë është shumë e sinqertë. E vërteta nuk mund të zbukurohet. Shqiptarët nuk kanë të ardhura për të jetuar me dinjitet. Jemi këtu për t’i thënë “Jo” rritjes së çmimit të bukës, “jo” rritjes së çmimit të gazit, të karburantëve. Edhe sa kështu, a nuk u ngropët, a nuk ia patë hajrin servilizmit dhe nënshtrimit.

Fëmijët po ikin, pse, që disa të pasurohen. Fatkeqësia e një kombi është kur bijtë më të mirë sheshin shpirtin në kurriz të blegtorëve, në kurriz të vajzave dhe djemve që enden rrugëve të botës. Boll më bête për interes të kryetarëve, kthehuni tek vetja, kthehuni tek interesat e fëmijëve tuaj”, u shpreh Lapaj.

Exit mobile version