Jo vaksinës me detyrim!

Nga Ilir PECNIKAJ

Vaksinimi është një e drejtë shëndetësore dhe qytetare!

Kur dizinformimi i zë vendin informimi, kemi të bëjmë me rritje të skepticizmit, çfarë çon në stepje dhe në rrefuzim të vaksinimit. pas kësaj, nga frika e perzier me forcën e pusht(etit) con në dhënjë me detyrim të cdo gjëje që pusht(etarët) duan të realizojnë.

Ku ka dizinformim më të madhe se sa kur znj. Bino, deklaroi në OPINION se: imuniteti natyror zgjatë vetëm 3 muaj, e ne nuk kemi të dhëna të tjera për këtë grup social, thot ajo….

Dua ti them znj. Bino se mos njohja nuk ju mbron as para ligjit, por në rastin tuaj ju bën fajtore, sepse jeni personi, fatkeqësisht nder më influentet në Shqipëri, që paguhen nga taksat tona.

Nga të dhenat shkencore, botime nga revistat me prestigjioze në botë, (ndoshta ju lexoni vetem revistat turke dhe telenovelat e tyre), del se imuniteti natyrorë është nga 13- 19 herë me i lartë se ai artificial ( nga vaksinat).

Koha e studimit të imunitetit natyrorë është edhe 1 vit më i gjatë se sa ai i imunitetit vaksinorë, pra është shumë më i studiuar.

Dizinformim është edhe përdorja e vaksinave të pa certifikuara, siç është Turkovak (coronavac 600 SU, e cila është një coronavac e fallcifikuar në Turqi).

Dizinformim është edhe dhunimi ekonomik. Ngarkimi me një test PCR një herë në 7 ditë, i cili nuk ka asnjë efekt as kurativ as parandalues dhe aq më pak mbrojtës, për këtë jemi mëse të bindur tashmë.

Dizinformim është edhe injoranca që drejton këtë vend, të cilët atëherë kur ju mungojnë argumentet, vazhdojnë me: “E ka thënë komiteti…”

… Dikur e thoshte Plenumi…

Dizinformim është edhe “vrasja” e institucionit të farmakovigjilences nga qeveria.

Të gjitha këto e shumë të tjera shtojnë numrin e skeptikeve dhe çojnë ujë në mullirin e “NOVAX”.

Të dashur koleg pedagog, e të dashur student, vaksinohuni nëse nuk e keni kaluar infektimin nga covid-19, por vaksinohuni duke marrë vetem vaksinat e njohura nga EMEA dhe FDA.

RESPEKT PËR QYTETARIN DHE DIJEN.

Exit mobile version