Jo vetëm Skriniar, PSG “bastis” Interin, synon edhe një tjetër futbollist të zikaltërve

Marcelo Brozovic te PSG. Nuk është kjo ëndërr e një nate vere, por në Paris po e mendojnë vërtetë. Sipas asaj që shkruan ESPN, kampionët e Francës janë të interesuar për mesfushorin kroat të Interit. Drejtuesit e parisienëve janë të gatshëm të hyjnë në bisedime, potenciali ekonomik nuk mungon dhe mund të jenë pikërisht financat e shëndosha që mund të çojnë drejt një marrëveshje.

Brozo luan prej vitesh në Milano. Ai u transferua nga Dinamo Zagreb në vitin 2014, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit. Sa i takon PSG, Brozovic nuk është emri i vetëm që përflitet pasi edhe interesti tjetër Milan Skriniar ka mundësi të përfundojë në Parkun e Princave.

Artikulli paraprakPas zgjedhjeve në veri, KFOR bën thirrje për përmbajtje nga retorika eskaluese mes Kosovës dhe Serbisë
Artikulli tjetërPD Alibeaj flet me emra: Berisha e Rama me interesa të përbashkëta, ja oligarkët e tyre