Jo vetëm Trump dhe Biden, VOA: Robert Kennedy Jr. një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje

Në politikën amerikane kandidatët e pavarur për president, rrallë ia dalin mbanë të futen në garë. Por zakonisht, ata nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si ai i Robert F. Kennedy Jr. Ndërsa votuesit po tregojnë pak entuziazëm për një përballje të re të mundshme Biden-Trump në 2024, zoti Kennedy po shfaqet si një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje. Zyrtarët zgjedhore në të dy kampet janë të shqetësuar mbi ndikimin që mund të kishte në garën presidenciale kandidimi si i pavarur i zotit Kennedy Jr. dhe pyetja që i shqetëson është se: kë do të dëmtojë më shumë, Presidentin Biden apo ish-Presidentin Trump?

Disa votuan për Donald Trump-in, të tjerë për Joe Biden. Por një pjesë nuk do të donte të kishte asnjë lidhje me politikën, derisa në momentin që dëgjuan emrin e Robert F. Kennedy Jr.

Të rreshtuar jashtë një sallë dasmash në Feniks të shtetit të Arizonës, qindra njerëz dolën të mërkurën për të dëgjuar zotin Kennedi të fliste, me të cilin ndajnë pak gjëra të përbashkëta ideologjikisht. Ajo që i bashkonte ishte mosbesimi i thellë ndaj medias, korporatave dhe veçanërisht qeverisë, si dhe besimi se zoti Kennedy është i vetmi person në politikë, i gatshëm t’u thotë atyre të vërtetën.

“Më pëlqen si flet”, thatë Gilbert Limon, një farmacist 48-vjeçar nga qyteti i Feniksit. “Ai na thotë pjesën më të madhe të asaj që duhet të dimë. Ndërsa politikanë të tjerë thjesht na japin copa informacionesh, për t’i përshtatur me agjendën e tyre. Jemi të ngopur me këtë gjë”, thotë ai.

Votuesit nuk janë entuziastë për një garë të re Biden-Trump dhe ndaj po konsiderojnë mundësinë për të mbështetur alternativa si zoti Kennedy apo të tjera palë të treta. Paraqitja e zotit Kenedit në një shtet fushëbeteje për vitin 2024 tregon sesa e vështirë është të parashikohet ndikimi i palëve të treta në zgjedhje. Aleatët e zotit Trump dhe zotit Biden kanë shprehur shqetësime se dalja si i pavarur i zotit Kennedy, mund të dëmtojë kandidatet e tyre, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, duke u marrë atyre vota.

Kandidatët që garojnë jashtë dy partive të mëdha asaj Demokrate dhe asaj Republikane rrallë tërheqin vëmendje, gjithmonë nëse arrijnë të futen në fletën e votimit. Por kandidatët nga palë të treta, zakonisht nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si Kennedy, apo një rrjet ekzistues mbështetësish.

Zoti Kennedy e bëri ndalesën në Feniks si pjesë të anagzhimit të tij të mundimshme për t’u bërë pjesë e garës presidenciale të vitit 2024, si një kandidat i pavarur, gjë për të cilin ai mendon, se do t’i duhen të mbledhë të paktën një milion nënshkrime në të gjithë vendin. Ndihmësit e tij u përzien mes turmës së njerëzve, duke plotësuar peticionet me nënshkrime, me synimin për t’u kualifikuar në Arizona.

Futja në fletëvotim për kandidatët e pavarur dhe të partive të vogla është një proces i kushtueshëm dhe i ndërlikuar dhe secili shtet ka rregullat e veta. Zyrtarët e fushatave elektorale zakonisht punësojnë njerëz për të mbledhur nënshkrime dhe shpesh kanë nevojë për një ‘ushtri’ të vogël avokatësh për të sfiduar rregullat që mundësojnë në garë dhe për t’u përballuar me ata që përpiqen t’i mbajnë këta kandidatë jashtë garës.

“American Values 2024”, (Vlerat amerikane 2024) një grupim politik që mbështet zotin Kennedy, është zotuar të shpenzojë 15 milionë dollarë për ta ndihmuar atë të futet në garë në 10 shtete. Zoti Kennedy siguroi një fitore në Utah, ku nënguvernatori shtyu afatin për kualifikim të kandidatëve, nga janari në mars, pasi një padie të ngritur nga zyrtarët e fushatës së tij.

Zoti Kennedy është pjesëtar i një prej familjeve më të famshme të Partisë Demokrate. Babai i tij ishte prokuror i përgjithshëm gjatë kohës që xhaxhai i tij, John F. Kennedy ishte president. Por kohët e fundit ai ka krijuar lidhje më të ngushta me të djathtën ekstreme, e cila ndan të njëjtat pikëpamje sikurse ai vetë, konspirative dhe izoluese.

Enriqueta Porras, një mjeke 52-vjeçare nga Feniks, votoi për Hillary Clinton në vitin 2016 dhe zotin Trump në vitin 2020. Ajo thotë se do të donte të votonte për dikë tek i cili beson, sikurse zoti Kennedy, por gjithashtu dëshiron të sigurohet që zoti Biden të humbasë dhe ndaj po mendon se si të votojë në mënyrë strategjike.

Një nga aktivistët më të shquar të vendit kundër vaksinave, zoti Kennedy ka pasur prej kohësh ndjekës besnik, ata që refuzojnë konsensusin shkencor, se vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kjo çështje përbën shtyllën e fushatës së tij presidenciale.

Një organizatë e themeluar nga zoti Kennedy, ‘Children’s Health Defense’, ka paditur një numër organizatash mediatike, mes tyre ‘The Associated Press’, duke i akuzuar ata për shkelje të ligjeve, duke ndërmarrë veprime për të identifikuar dezinformatat, përfshirë ato që lidhen me COVID-19 dhe vaksinën kundër koronavirusit.

Studime rigoroze dhe provat e kryera falë qindra miliona vaksinave kundër COVID-19 të injektuara, vërtetojnë se ato janë të sigurta dhe efektive. Vdekjet e shkaktuara nga vaksinimi janë jashtëzakonisht të rralla dhe rreziqet që lidhen me mosvaksinimin janë shumë më të larta sesa rreziku që paraqet vaksinimi.

Mes dhjetëra mbështetësve të zotit Kenedit që folën për AP-në në Feniks, shumë ndajnë pikëpamjen e tij se korporatat, veçanërisht kompanitë farmaceutike, kanë shumë pushtet./ VOA

Exit mobile version