Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lidhur me situatën e luftës në Lindjen e Mesme.
Biden nuk ka dhënë shumë detaje, ndërsa ka theksuar për gazetarët se do të flasë pasi të ketë biseduar me Netanyahun.
Kur u pyet nëse është e mundur të shmanget një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme, Biden u shpreh se një gjë e tillë duhet shmangur me patjetër dhe nuk duhet lejuar të ndodhë.
“Ne me të vërtetë duhet ta shmangim atë”, ka thënë Biden.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka autorizuar ushtrinë të rrisë praninë e saj në Lindjen e Mesme me aftësi “mbrojtëse” të mbështetjes ajrore dhe të vendosë forcat e tjera në gatishmëri të shtuar, njoftoi sot Pentagoni.